Gazifikimi, Xhemaili: 60% e rrjetit primarë në Pollog ka përfunduar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 12, 2019 21:41

Gazifikimi, Xhemaili: 60% e rrjetit primarë në Pollog ka përfunduar

Ndërtimi i seksionit të gazësjellësit Shkup-Tetovë-Gostivar me gjatësi 76 km të tubacionit është në aktivitet të plotë dhe do të ndërtohet plotësisht në vitin 2020. Me këtë projekt me vlerë 29 milion € do të sjellim gaz për qytetarët dhe kompanitë në Gostivar dhe Tetovë që do të zvogëlojë ndjeshëm koston e biznesit dhe familjeve, tha Ministri për Investime për ndermarrje vendore Hisen Xhemaili, gjatë vizitës së rajonit të Pollogut. Thotë se në terren punohet intensivisht edhe për këtë premtim qeveritar, përcjell FLAKA.

“60 për qind e rrjetit primarë të gazifikimit të rajonit të Pollogut, ka përfunduar. Ky rrjet ka përfshi edhe qytetin e Gostivarit. Gazi, së bashku me masat e tjera për të zvogëluar ndotjen e ajrit, siç janë subvencionet për invertorët e ajrit, programi i subvencionimit të filtrave për pastrimin e emetimeve të dëmshme të gazit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe më shumë, është kontributi ynë për të adresuar këtë çështje”, tha ministri Xhemaili.

Rruga nacionale e gazsjellësit do të përfundojë në hyrjen e komunave, që më pas Qeveria lokale ta dërgojë deri tek amvisëritë, nëpërmjet vetë-investimit, partneritetit publiko-privat ose ndonjë kompani private, e cila do ta ndërtojë rrjetin deri në shtëpitë e qytetarëve. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 12, 2019 21:41