Gazmend Kosova këngë malli për nënën e ndjerë

Gazmend Kosova këngë malli për nënën e ndjerë

Gazmend Kosova është ndër ata këngëtarë të cilët mund të dëgjohen me kënaqësi. I dëshmuar prej vitesh në muzikë, këngëtari ka sjellë disa këngë që janë pëlqyer nga një publik i gjërë. Së fundi ka prezantuar edhe projektin më të ri, që është shumë personal dhe tejet i ndjeshëm. Ai, i këndon nënës së ndjerë.

Këngëtari që jeton larg Kosovës, ka jetuar një kohë me shumë dhimbje për shkak të humbjes së përsonit më të dashur, nënës, lidhjen me të cilën e kishte tejet të fortë. Kënga me titull “Nanës” vjen me tekst nga Fatmir Muja, muzikë nga Wirusi dhe videoklip të punuar nga produksioni “BUG”.

Kjo nuk është kënga e parë që Gazmend Kosova ia ka kushtuar nënës. Ai, në vitin 2012 kishte lansuar këngën me titull “Më prit te dera”, ku në disa skena shihej edhe nëna e këngëtarit. Më poshtë sjellim premierë “Nënës” nga Gazmend Kosova

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Mars, 2018 19:09

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.