General Motors bashkëpunon me Amazon, për të instaluar “Alexa-n” në vetura

General Motors bashkëpunon me Amazon, për të instaluar “Alexa-n” në vetura

Në bashkëpunim me Amazon, General Motors do të instalojë në vetura asistentin Alexa, që mund të kontrollohet me zë.

Kompanitë kanë bërë të ditur, se ky sistem teknologjik, deri në gjysmën e vitit që vjen, do të mundësohet për të gjitha platformat e infoteitment të modeleve më të reja se ato të vitit 2018 të Buick, Cadillac, Chevrolet dhe GMC, transmeton Telegrafi.

Bashkëpunimi është një hap tjetër, si për industrinë automobilistike, ashtu edhe për atë teknologjike, pasi të dyja kanë bashkuar forcat, për të integruar sa më mirë mundësitë, që do t’ju ofrojë klientëve që janë mësuar të përdorin teknologjinë e re në shtëpi dhe telefonat e tyre.

“Kjo sjellë më të mirën, e të dy kompanive fantastike. I kemi dëgjuar klientët tanë dhe gjithçka është e kuptueshme, ata i duan këto teknologji në shtëpitë e tyrë” ka thënë drejtorit i përgjithshëm i General Motors, Santiago Chamorro.

Të dhënat e teknologjisë së kontrolluar me zë, do të shkëmbehen mes kompanive, ndërsa nuk dihen detajet financiare të këtij projekti. Derisa, nuk u bë e ditur se sa do të kushtojë Alexa, kur të jetë gati të instalohet në vetura.

Me shkarkimin e Alexas, shoferët mund të kontrollojnë shumë mundësi të veturës, ndërsa me zë mund të ndezin dritat dhe ngrohjen edhe në shtëpi. Telefoni nuk nevojitet për ta shfrytëzuar këtë sistem.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 27, 2019 22:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA