Georgievski: Donçev mu imponuar nga anash, por nuk ja kam parë sytë që nga zgjedhjet

Desk
By Desk May 6, 2020 22:15

Georgievski: Donçev mu imponuar nga anash, por nuk ja kam parë sytë që nga zgjedhjet

Ish-kryeministri dhe drejtuesi i VMRO-DPMNE-së Lubço Georgievski, udhëheqësi aktual i VMRO-PP, reagon ndaj pretendimeve se kuadri i tij ishte drejtori i deridjeshëm i Fondit të Shëndetësisë, Dan Donçev, i cili dha dorëheqjen për arsye familjare dhe shëndetësore, përcjell FLAKA.

“Den e fundit që ai ishte kuadër ka qenë gjatë zgjedhjeve të vitit 2006, dhe kur u bë deputet, ai shpejt filloi të negociojë vetë. Me paraqitjen e Të Bashkuarve për Maqedoninë, ai kaloi zyrtarisht atje ku u bë Sekretar i Përgjithshëm. Siç e kuptoj, ai i la atje pas zgjedhjeve të para dhe u nis për në Australi. Ai u rishfaq para zgjedhjeve të 2016 dhe nuk kishte interesim për të në asnjë prej partive. Por u imponua nga anash. Nga më shumë faktorë! Por atëherë ne ishim të gjithë në një koalicion kundër regjimit. Unë nuk ja kam parë sytë që nga zgjedhjet e deri një muaj më parë”, shkroi Georgievski në Facebook.

Ndryshe, Georgievski dhe Donçev dikur bashkëpunuan në DPMNE dhe PP, dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ata morën pjesë së bashku në koalicionin “VMRO për Maqedoninë”. FLAKA

Desk
By Desk May 6, 2020 22:15