Georgievski u takua me Zaharievën: Kishim një takim të frytshëm!

Desk
By Desk October 22, 2020 21:31

Georgievski u takua me Zaharievën: Kishim një takim të frytshëm!

Ish kryeministri dhe udhëheqësi i VMRO-Partia Popullore, Lubço Georgievski, sot u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Ministrja Zaharieva informoi për takimin në profilin e saj në Facebook, përcjell FLAKA.

“Ekipi im dhe unë patëm një takim të frytshëm sot me mikun tonë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrin e saj (1998-2002) Lubço Georgievski”, shkroi Zaharieva.

Georgievski kohët e fundit tha se do të vizitonte Sofjen për të informuar se një veto e mundshme nga Bullgaria do të ishte joproduktive. FLAKA

Desk
By Desk October 22, 2020 21:31