Georgievski: Vetoja bullgare do të shkaktojë dëme të mëdha në të dy vendet

Desk
By Desk October 23, 2020 20:47

Georgievski: Vetoja bullgare do të shkaktojë dëme të mëdha në të dy vendet

Vetoja bullgare do të sjellë dëm të madh në të dy vendet, sipas ish-kryeministrit Lubço Georgievski, i cili u takua së fundmi me Ministren e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva në Sofje, përcjell FLAKA.

Në një intervistë me BGNES, Georgievski tha se, sipas tij, “shteti i thellë” në Maqedoni prish marrëdhëniet midis dy vendeve, por ato struktura nuk janë maqedonase. Nga ana tjetër, Georgievski pranon meritat e Zaevit dhe dëshirën e tij për miqësi me Bullgarinë.

“Këtë personalisht e dëgjova nga politikanët bullgar. Sofja dëshiron zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017 dhe rezultate konkrete nga puna e Komitetit të përzier për çështje historike. Maqedonasit duhet të dinë për vrasjet dhe terrorin pas vitit 1945. Në vendin tonë s’është normale të ketë rrugë të emëruara sipas njerëzve që kanë vrarë maqedonas”, tha Lupço Georgievski, ish kryeministër.

Pas takimit me ministren e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva, kreu i VMRO-së-Popullore e cila aktualisht është në koalicion me LSDM-në, Georgievski, në intervistë për agjencinë bullgare të mediave BGNES, deklaroi se nga pala bullgare askush s’është i interesuar për ndryshimin e Kushtetutës tonë dhe për një marrëveshje të re.

Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes u vendosën në qendër të vëmendjes gjatë muajve të fundit, pasi politikanë bullgarë kushtëzuan procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. FLAKA

Desk
By Desk October 23, 2020 20:47