Gerberih: Nuk meritoni asgjë më pak se anëtarësimi i plotfuqishëm në BE

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:50

Gerberih: Nuk meritoni asgjë më pak se anëtarësimi i plotfuqishëm në BE

Ambasadori gjerman në vend, Tomas Gerberih lidhur me vendimin e Këshillit të BE-së të mos fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut, tha se vendi është pjesë e Evropës dhe nuk meriton asgjë më pak se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.

“Gjermania do të vazhdojë të japë mbështetje siç e kemi bërë këtë çdoherë. Ju lus vazhdoni me këto reforma dhe bindeni secilin që mund të ketë çfarë do dilema lidhur me rrugën tuaj drejt BE-së”, porositi sot ambasadori gjerman në shënimin e fillimit të ndërtimit të kompanisë gjermane “Gereshajmer” në Zonën zhvillimore teknologjike industriale Bunarxhik.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:50