Gërmoi për të hapur varr, gjen një granatë!
Sot (24.05.2023) në orën 07:20 të mëngjesit në SPB Manastir, shtetasi G.T.(43) nga fshati Kukureçan ka raportuar se gjatë gërmimit për hapjen e një varri në varrezat afër fshatit “Bukovski Livadi” ka gjetur një granatë të pashpërthyer.
Granata është zhvendosur në mënyrë të sigurt nga piroteknikët e ZSHS-së, nga i cili është marrë njoftim se bëhet fjalë për një granatë artilerie të kalibrit 105 mm nga Lufta e Parë Botërore.