Geroski: Nuk ka mundësi teknike për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë deri në dhjetor

Redaksia
By Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:34

Geroski: Nuk ka mundësi teknike për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë deri në dhjetor

Gazetari Branko Geroski beson se në dhjetor do të ketë edhe një zhgënjim për fillimin e negociatave me BE-në. Ai në emisionin “200” në Alsat tha se deri atëherë problemi me Bullgarinë nuk ka mundësi të kapërcehet.

“Ne kemi problem me Sofjen që është i pazgjidhshëm për momentin… Kërkesa minimale e Sofjes është që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë. Për këtë, nga pikëpamja teknike, nuk po flas për një aspekt politik, vetëm për një aspekt teknik, duhet një shumicë 2/3. Ajo shumicë nuk ekziston për momentin dhe nuk do të ekzistojë për një kohë të gjatë”, tha Geroski.

Redaksia
By Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:34