Geroski: Zgjedhjet ishin referendum “për” apo “kundër” Zaevit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:21

Geroski: Zgjedhjet ishin referendum “për” apo “kundër” Zaevit

Gazetari Branko Geroski në emisionin “200” në Alsat vlerësoi se zgjedhjet lokale në të cilat fitoi opozita VMRO-DPMNE, ishin referendum në të cilin votuesit më së shumti votuan pro ose kundër Zoran Zaevit. Geroski theksoi se vendimi i Zaevit për të deklaruar dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe liderit në LSDM ishte i menduar dhe shpjeguar mirë.

“Të citoj Zaevin, ishin zgjedhje historike. Ishin referendum, pro apo kundër Zaevit, ai i deklaroi të tillë, i humbi ato zgjedhje dhe ishte katastrofike dhe normale që ai të jepte dorëheqjen në rrethana të tilla dhe e bëri, me shpjegim serioz. Nuk mund ta kuptoj vendimin e tij si irracional”, tha Geroski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:21
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.