Gigi Hadid ndan për herë të parë fotografi me foshnjën e porsalindur

Desk
By Desk November 2, 2020 22:54

Gigi Hadid ndan për herë të parë fotografi me foshnjën e porsalindur

Modelja 25 vjeçare, Gigi Hadid, në shtator ka mirëpritur fëmijën e parë, vajzën, me këngëtarin Zayn Malik.

Ata akoma nuk kanë zbuluar emrin e foshnjës së porsalindur.

Për Halloween, Hadid, ka ndarë një fotografi familjare në Instagram të saj duke prezantuar kostumet e tyre të festës.

Gigi Hadid (Foto: Instagram)

Gigi kishte të veshur një kostum ngjyrë blu, Zayn zgjodhi karakterin e Harry Potter, ndërsa vajza e tyre e vogël u shndërrua në “The Incredible Hulk”.

“Halloween-i im i parë”, ka qenë mbishkrimi i postimit.

Hadid dhe Malik konfirmuan se u bënë prindër për herë të parë përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, ndërkohë që çifti njoftuan për foshnjën në muajin prill.

Të njëjtit janë të lidhur prej vitesh dhe në romancën e tyre kanë pasur disa ulje e ngritje.

 

Gigi këto ditë me rastin e zgjedhjeve presidenciale ka inkurajuar fansat të dalin të votojnë në zgjedhjet presidenciale për të mirën e të gjithëve.

Desk
By Desk November 2, 2020 22:54