Giorgio Scalvini fiton çmimin si më i miri në Itali nën moshën 21-vjeçare

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 22:58

Giorgio Scalvini fiton çmimin si më i miri në Itali nën moshën 21-vjeçare

Mbrojtësi i Atalantas, Giorgio Scalvini, ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë italian nën moshën 21-vjeçare në ceremoninë e “Golden Boy” në Turin.

Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi ishin Fabio Miretti në 2022, Roberto Piccoli në 2021 dhe ish-mesfushori i Milanit, Sandro Tonali në 2020.

Scalvini ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren duke e fituar pozitën e startuesit tek Atalanta ashtu edhe tek “Azzurri”.

19-vjeçari është paraqitur në 32 ndeshje për Atalantan në sezonin 2022/2023 të cilin klubi italian e mbylli në pozitën e katërt dhe këtë sezon ka luajtur në të gjitha ndeshjet nga minuta e parë, në përjashtim të një rasti.

Përkundër faktit që është shumë i ri në moshë, ai ka qenë kapiten i skuadrës në shtatë raste, ku katër nga këto kanë ardhur në 2023.

Pasi ai ishte i përfshirë në sfidën mes Atalantas dhe Torinos që po luhet sot (e hënë), Scalvini e kishte të pamundur të ishte prezent në ceremoni andaj shefi i klubit e mori çmimin në vend të tij.

“E falenderojë familjen e Giorgios dhe agjentët. Prindërit kanë shfaqur shumë besim tek klubi andaj Scalvini është këtu ku është sot, falë tyre”, ka thënë Percassi./Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 22:58

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare