Gir: Reformat në gjyqësor janë për qytetarët

Desk
By Desk 13 Janar, 2021 19:33

Gir: Reformat në gjyqësor janë për qytetarët

Ambasadori i BE-së në David Gir, nuk ka përgjigje koncize nëse BE-ja sheh nevojë për spastrimin e gjyqësorit, siç njoftoi Qeveria. Megjithëse Gir edhe pse i pyetur drejtpërdrejt se cili është qëndrimi i Unionit për spastrimin, ai u përgjigj në mënyrë diplomatike se reformat në drejtësi janë të dukshme dhe se ato janë më të nevojshme për qytetarët.

“Reformat në drejtësi janë bazament, dhe janë në interesin e qytetarëve sepse ka të bëjë me drejtësinë, besimin në institucione por edhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend”-tha David Gir, Ambasador i BE-së.

Gir beson se rol kryesor për korrupsionin e mundshëm në gjyqësor ka Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve. Por, pikërisht anëtari i Këshillit gjyqësor, Zoran Teofillovski akuzohet për abuzim të pozitës zyrtare. Jo si gjykatës, por si president i një shoqate tenisi. Ai është pjesë e Këshillit që duhet të pastrojë korrupsionin në gjyqësor. Ministri i drejtësisë tregon se kjo është rast individual.

“Kjo është një lloj dëshmie se askush nuk kursehet dhe nuk ka selektivitet dhe besoj në Këshillin gjyqësor se shumica e anëtarëve të tij mund të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale”-theksoi Bojan Mariçiq- ministër i drejtësisë.

Disa ditë më parë, LSDM njoftoi veting të plotë në gjyqësor, por pasi nuk mori mbështetjen nga Brukseli, u tërhoq nga kjo ide dhe para Vitit të Ri, Ministri i ri i drejtësisë paraqiti model për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë./Alsat

Desk
By Desk 13 Janar, 2021 19:33