“Gjaku i papastër”: Mjekët e rinj do t’i ndihmojnë gazetarët të përpunojnë qindra denoncime

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:39

“Gjaku i papastër”: Mjekët e rinj do t’i ndihmojnë gazetarët të përpunojnë qindra denoncime

Klubi i Mjekëve të Rinj i bashkohet ndihmës së gazetarëve të IRL. Nga 1200 anëtarët e tyre, ata do të ofrojnë ekspertizë mjekësore në analizën e qindra deoncimeve të marra nga IRL, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqata e Juristëve të Rinj, organizata që më parë janë ofruar për të ofruar ndihmë juridike vullnetare për qytetarët dhe asistojë gazetarët në bartjen e barrës së numrit të madh të raportimeve për neglizhencë dhe mashtrim pas publikimit të filmit dokumentar “Gjaku i papastër”, njoftoi IRL, përcjell FLAKA.

Pas publikimit të filmit dokumentar “Gjaku i pistë”, Laboratori i raportuesve hulumtues, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Shoqata e Juristëve të Rinj Maqedonas deri më tani kanë pranuar më shumë se 150 ankesa nga qytetarët për shkelje të të drejtave shëndetësore.

Nga sot Klubi i Mjekëve të Rinj iu bashkua ekipit të përbashkët, të formuar për procedimin e rasteve, për të ofruar ekspertizën e tij mjekësore për përpunimin e gjithanshëm të rasteve. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të forcojë qasjen e përbashkët të sistematizuar për përpunimin e duhur të raporteve të qytetarëve. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:39