Gjashtë stacione matëse për cilësinë e ajrit nuk do të jenë në funksion para dhjetorit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 21:22

Gjashtë stacione matëse për cilësinë e ajrit nuk do të jenë në funksion para dhjetorit

Këtë vjeshtë, gjashtë stacione matëse shtetërore nuk do të tregojnë nivelin e ndotjes së ajrit. Nga 17 stacione matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor, të dhëna për grimcat PM 10 dhe PM 2.5 nuk i tregojnë stacionet në Karposh 4, Miladinovcë, Manastir 1, Strumicë, Lazaropole dhe stacioni lëvizës që për momentin gjendet në Gjorçe Petrov. Këto stacione matëse nuk punojnë sepse janë të prishura ose të vjetër, kurse ai në Lazaropole po testohet. Ministria e Ambientit Jetësor për Alsat theksoi se prokurojnë sisteme të reja për të zëvendësuar ato të vjetrat, por ky proces nuk do të përfundojë para dhjetorit.

“Po prokurohen 7 instrumente të reja matëse për O3 (ozon), 7 instrumente të reja matëse për SO2 (dioksid squfuri), 7 instrumente të reja matëse për CO (monoksid karboni), 2 instrumente të reja automatike matëse për matjen e PM2.5 (grimcat të suspenduara me madhësia deri në 2.5 mikrometra), 2 mostra të reja sekuenciale me vëllim të ulët për matjen e PM10 dhe PM2.5, 7 pako të reja të sensorëve meteorologjikë për matjen e shpejtësisë dhe drejtimit të erës, presionit atmosferik, lagështisë, rrezatimit global, temperaturës së jashtme, si dhe një kullë për kalibrim të instrumenteve automatike të matjes për PM10 dhe PM2.5 “

7 INSTRUMENTE TË REJA MATËSE PËR O3
7 INSTRUMENTE TË REJA MATËSE PËR SO2
7 INSTRUMENTE TË REJA MATËSE PËR CO
2 INSTRUMENTE TË REJA AUTOMATIKE MATËSE PËR MATJEN E PM2.5
2 MOSTRA TË REJA SEKUENCIALE ME VËLLIM TË ULËT PËR MATJEN E PM10 DHE PM2.

Ambientalistët thonë se qytetarët kanë të drejtë në çdo moment, pavarësisht nga stinët e vitit, ta dinë nivelin e ndotjes ndërsa shteti përgjegjësi të tillë ka edhe para Bashkimit Evropian. Sipas Elena Nikollovksës nga “Eko-vetëdija”, ndotja duhet të matet më shumë tek industritë e rënda.

“Duhet që ky rrjet të zgjerohet, të kemi stacione matëse në të gjitha vendbanimet. Ata duhet të masin sa më shumë ndotës në ajër, në mënyrë që të mund të lokalizojmë me saktësi ndotjen e ajrit dhe t’i qasemi problemit, sepse matja është thelbësore për ta bërë këtë- deklaroi Elena Nikollovska, Eko – vetëdija.

Përveç që disa nga stacionet matëse janë në defekt, nga ato që janë në përdorim, jo të gjitha tregojnë grimcat PM 10 dhe PM 2.5 në ajër. Pajisjet që do të tregojnë këto të dhëna tek tani do të prokurohet përmes projektit IPA 2. Ndërsa për këtë tenderi do të shpallet deri në fund të vitit. Ministria e Mjedisit pret që nga mesi i vitit 2021 stacionet matëse shtetërore të tregojnë nivelin e ndotjes për grimcat PM 10 dhe PM 2.5 në ajër.

NDOTJA E AJRIT PËR GRIMCAT PM 2.5 NUK MATET NË

– Gazi Babë, Novo Lisiçe dhe Rektorat
– Gostivar, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Lazaropole, Miladinovcë dhe Veles
/Alsat/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 21:22