Gjasula me rekord të ri, 16 kartona të verdhë

Gjasula me rekord të ri, 16 kartona të verdhë

Klaus Gjasula është zyrtarisht një rekordmen në kampionatin gjerman të futbollit, që në sezonin e tij të debutimit në elitë. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka arritur një rekord negativ, duke u bërë  lojtari më i ndëshkuar në Bundesligë.

Në minutën e 22 të ndeshjes Lajpcig-Paderborn, Gjasula u ndëshkua me karton të verdhë, që ishte i 16-ti në këtë edicion. Në kohë të njëjtë, Gjasula ka barazuar rekordin e Tomaz Hajto, me 16 ndëshkime me karton të verdhë, ndërsa regjistrohen vetëm 26 ndeshje të luajtura nga mesfushori shqiptarë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Qershor, 2020 20:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.