Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 3.838 qytetarë

Redaksia
By Redaksia 4 Nëntor, 2021 13:06

Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 3.838 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Janë aplikuar gjithsej 1.624.729 doza të vaksinës, 778.482 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 38.719 qytetarë. Dje gjithsej janë vaksinuar 3.838 qytetarë.

Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 758 qytetarë. Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 2.293 qytetarë. 57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine. 46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash. 39% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine.

37% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.

Redaksia
By Redaksia 4 Nëntor, 2021 13:06