Gjatë grabitjes në Bankën NLB janë marrë 8.700 euro

Gjatë grabitjes në Bankën NLB janë marrë 8.700 euro

Është përcaktuar me hetimin se gjatë grabitjes së armatosur, që ndodhi sot në filialin e NLB bankës, janë marrë 8.700 euro, kumtuan nga Banka NLB.

Nga Banka NLB konfirmuan se klientët dhe të punësuarit në bankë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Banka NLB edhe më tej vazhdon të bashkëpunojë me institucionet kompetente në mënyrë që rasti të zbardhet në mënyrë efikase.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 17 Janar, 2020 20:17

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.