Gjatë vitit 2022 u hapën 8.665 kompani të reja

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 14:54

Gjatë vitit 2022 u hapën 8.665 kompani të reja

Dinamika e hapjes së kompanive të reja ka mbajtur nivelin e vitit 2021. Në vitin 2022, janë hapur 8.665 kompani të reja, kurse në 2021 ishin hapur 8.662 – tregojnë të dhënat e BiznisMrezha.mk, të përditësuar deri më 16 Janar.

Portali “Pari”, ka bërë analizë se kur janë hapur më shumë kompani, cilat qytete kanë shfaqur interes për investime të reja dhe çfarë lloje të kompanive janë hapur.

Të dhënat tregojnë se më shumë kompani janë hapur gjatë muajit shtator me 1.497 kompani të reja. Aktivitetet investuese hovin e kanë marrë edhe në muajin gusht kur janë hapur 1.179 kompani.

Të dhënat që janë analizuar nga portali “Pari”, tregojnë se tregtarët kanë shfaqur më shumë interes vitin e kaluar për hapjen e kompanive të reja – 1.975 kompani në sektorin Tregti me shumicë dhe pakicë.

Viti i kaluar përfundoi me pesë qytete, të cilët edhe në vitin 2021 ishin vende me më shumë kompani të hapura. Në “pesëshen” e parë, vitin e kaluar ishin Shkupi, Tetova, Manastiri, Kumanova dhe Gostivari.

Në Shkup, në vitin 2022, janë hapur 3.359 kompani, në Tetovë – 479, Manastir – 415, Kumanovë – 382 dhe Gostivar – 324 kompani të reja.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 14:54

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare