Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Gjatë votimit me badenter, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa planifikojnë të pengojnë shtyrjen e regjistrimit

Gjatë votimit me badenter, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa planifikojnë të pengojnë shtyrjen e regjistrimit

Redaksia

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk do të lejojnë shtyrjen e regjistrimit dhe planifikojmë ta pamundësojnë atë duke mos e votuar gjatë votimit me badenter. Për dy liderët e të dy partive, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, takimi i Zaevit dhe Mickoskit është i barasvlershëm me “zero”. Kritikojnë ashpër partinë shqiptare në pushtet që e kanë lejuar këtë.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të shfrytëzojë këtë mekanizëm të badenterit në mënyrë që regjistrimi të mos shtyhet dhe të mbahet në afatet e caktuara. Ka ardhur koha që të bien maskat. Nuk mundet që shqiptarët të telefonohen dhe të pyeten për qëndrimet e tyre. Nuk e di, për këtë le të deklarohet Ahmeti sepse goxha po luajnë me të, fatkeqësisht, me këtë, edhe me të gjithë ata shqiptarë që i kanë dhënë votën- deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës.

Ne jemi këtu që të mos e lejojmë një gjë të tillë. Ne do të bëjmë çmos dhe do të përdorim të gjithë mekanizmat tonë demokratik dhe fuqinë tonë politike që regjistrimin të mos e ndalim dhe ky proces të vazhdojë. Është e papranueshme që në një format të atillë duke përjashtuar të gjithë institucionet në vend, të gjitha komunitetet, të gjitha partitë e tjera politike, të mundohen të marrin vendime të atilla- pohoi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Diaspora e cila në masë të konsiderueshme tashmë është regjistruar, sipas Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, nuk është kavje për eksperimentet e Zaevit. Ata ftojnë diasporën të mos demotivohet dhe të vazhdojë të regjistrohet.

BDI-ja mbështet marrëveshjen mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit për prolongim të regjistrimit, gjë që sipas tyre e ndihmon procesin.

BDI

“Shtyrja e regjistrimit rezident nga muaji prill në muajin shtator të këtij viti paraqet vendim të duhur dhe të drejtë. Opozita shqiptare (ASH-AAA) po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mërgimtarëve në tentativë të përfitimeve të vogla të politikës ditore”

Në Kuvend tashmë është dorëzuar propozimi për shtyrjen e regjistrimit. Sipas marrëveshjes mes Zaevit dhe Mickoskit, regjistrimi në terren duhet të shtyhet për në shtator kurse regjistrimi elektronik i diasporës duhet të mbetet i hapur deri atëherë. Ndërkohë, thanë ata, të bëhet imunizimi i regjistruesve, veçanërisht i popullsisë.

Enti Shtetëror i Statistikës nga ana tjetër, nuk komenton nismën për shtyrjen e regjistrimit. Nga ky institucion thonë se sqarimin e procedurave dhe mënyrën se si do të vijojë ai, do ta bëjnë pasi ndryshimet e paralajmëruara të miratohen dhe të hynë në fuqi./Alsat

Continue Reading

Previous: Pendarovski mbështet marrëveshjen Zaev-Mickovski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë
Next: Afrim Gashi para dy ditësh ka kërkuar që të anulohet regjistrimi | DOKUMENT

Të ngjashme

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia
2-18 BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.