Gjendet helikopteri i zhdukur me 5 marinsa amerikanë në bord

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 22:46

Gjendet helikopteri i zhdukur me 5 marinsa amerikanë në bord

Ekipet e shpëtimit lokalizuan të mërkurën një helikopter të Korpusit të Marinsave, të zhdukur në mëngjes me 5 marinsa amerikanë në bord, që po udhëtonte nga shteti i Nevadës drejt Kalifornisë, e cila vazhdon të goditet nga stuhia me përmasa historike.

Sipas autoriteteve, helikopteri është gjetur rreth orës 9 në Luginën Pine, rreth 70 kilometra larg San Diegos, por sipas ekipeve të shpëtimit reshjet e borës po vështirësojnë përpjekjet e shpëtimit.

Marinsat ishin në helikopterin e llojit CH-53E “Super Stallion” i cili u ngrit nga Baza Ajrore ushtarake “Creech”, në veriperëndim të Las Vegasit, ku po merrnin pjesë në një stërvitje dhe po ktheheshin në bazën ajrore të marinsave “Miramar” në San Diego, njoftuan zyrtarët e mbrojtjes.

Stuhia e shoqëruar nga reshje të dendura shiu goditi në këtë zonë përgjatë natës.

Zyra e sherifit të qarkut të San Diegos u njoftua në orën 1 pas mesnatës se helikopteri ishte vonuar në bazë dhe se për herë të fundit ishte parë në Luginën Pine, një rajon malor pranë Pyllit Nacional në Kllivlend, rreth 50 kilometra në lindje të qytetit të San Diegos, sipas zotit Mattheë Carpenter nga ky departament.

Ushtria po bashkërendon përpjekjet e kërkim-shpëtimit, sipas Korpusit të Marinsave. Nuk u dhanë detaje të tjera.

Helikopteri CH-53E “Super Stallion” është helikopteri më i madh dhe më i rëndë i ushtrisë. Ai mund të transportojë ushtarë dhe pajisje në terren dhe mot të vështirë, përfshirë gjatë natës, sipas informacioneve të Korpusit të Marinsave.

Dy helikopterë të tillë ishin përdorur për shpëtimin e stafit amerikan dhe aleatëve nga ambasada amerikane gjatë luftës civile në Mogadishu, Somali në vitin 1990./ VOA/ 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 22:46

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare