Gjendet i vdekur një person në një objekt ndërtimi në Vallandovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 20:00

Gjendet i vdekur një person në një objekt ndërtimi në Vallandovë

Një trup burri nga Vallandovë është gjetur i vdekur në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër.

Në polici është raportuar mbrëmë rreth orës 19:30 se i ndjeri D.M. (37) është gjetur në bodrumin e një objekti në ndërtim në rrugën “Marshall Tito”.

Vdekja e tij është regjistruar nga mjeku i emergjencës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

Nga informacionet e para thuhet se në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa shkaku më i mundshëm i vdekjes ka qenë rënie nga një pjesë e lartë e objektit në ndërtim.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 20:00