Gjendet një armë zjarri në oborrin e gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 21:41

Gjendet një armë zjarri në oborrin e gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë

Në ambientet e jashtme të Shkollës së Mesme “7 Marsi” në qytetin e Tetovës, është gjetur një armë zjarri. Rastin e kanë bërë të ditur nga SPB – Tetovë.

“Në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë me datë 05.08.2022 në ora 10:20 nga punonjësi i SH.M. “7 Marsi” Tetovë ka raportuar se gjatë pastrimit në ambientet e oborrit të shkollës është gjetur një pistoletë “Ecol firat magnum” 9 mm me bosh kornizë në armë. Kontrolli në ambientet e gjimnazit është kryer nga ekipi i MPB-së së Tetovës, dhe arma është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja.

MPB bën me dije se pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 21:41