Gjendet një trup i pajetë në Kurbin

Desk
By Desk December 25, 2019 21:54

Gjendet një trup i pajetë në Kurbin

Një trup i pajetë është gjetur në Kurbin.

Saktësisht trupi është gjetur në grykërrjedhën e lumit Ishëm.

Trupi është gjetur nga një peshkatar dhe akoma nuk është identifikuar.

Njoftimi:

Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Desk
By Desk December 25, 2019 21:54