Gjendet pa shenja jete 64-vjeçari nga Kosova në një hotel në Ohër

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Maj, 2022 22:35

Gjendet pa shenja jete 64-vjeçari nga Kosova në një hotel në Ohër

MPB njofton se më 22.05.2022 në një hotel të Ohrit është gjetur një person i vdekur pa shenja dhune.

“Më 22.05.2022 në SPB Ohër është raportuar se rreth orës 09:00 në një dhomë të hotelit në Ohër është gjetur një person i vdekur pa shenja dhune.

Nga kontrolli është konstatuar se R.T. (64) është nga Mitrovica e Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i emergjencës.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, njoftojnë nga MPB

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Maj, 2022 22:35
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.