Gjendja me Covid-19 deri në orën 20:00 në të gjithë botën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 26, 2020 20:47

Gjendja me Covid-19 deri në orën 20:00 në të gjithë botën

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 520.330 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 23.593 persona, ndërsa janë shëruar 123,321 persona.

– Në Austri, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 6.398 persona janë infektuar me koronavirus. Numri i të vdekurve është rritur në 49. Deri më tani janë testuar 35.955.

– Në Mal të Zi koronavirusi i ri është konfirmuar edhe tek dy persona, me ç’rast numri i përgjithshëm i të infektuarve është 49 persona. Më së shumti të infektuar ka në Tuz, ku policia prej sot me dron e incizon atë zonë.

– Në Britaninë e Madhe kanë vdekur edhe 115 persona, me ç’rast numri i të vdekurve në vend ka arritur në 578 persona, kumtoi sot qeveria. Janë konfirmuar edhe 11.658 të infektuar me Kovid-19, ndërsa janë shëruar 135 persona.

– Banka qendrore portugeze i rishikoi parashikimet e saj ekonomike në një rënie të madhe dhe tashmë pret një recesion në intervalin prej 3.7 deri 5.7 përqind të BPV-së në vitin 2020, si rezultat i pandemisë së koronavirusit të ri.

– Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se ka vendosur t’i mbyllë kufijtë për të gjithë ukrainasit që nuk do të arrijnë të kthehen në vend deri më 27 mars.

– Në Bosnjë e Hercegovinë sot janë konfirmuar edhe 12 taste të reja të të infektuarve me koronavirus, me ç’rast numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani ka arritur në 189.

– Në botë fëmijët gjithnjë e më pak po vaksinohen për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 26, 2020 20:47