Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=714, 25,5%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 vjet (n=94; 3,4%). Sipas gjinisë janë regjistruar 1.519 (54,2%) femra dhe 1.285 (45,8%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 2.205 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.
Gjatë javës së kaluar janë raportuar 38 reinfektime 5,6% më shumë se javën që kaloi.
Janë raportuar 71 raste të vdekjes nga 20 qytete, numri më i madh në Shkup (18). Numri më i madh i tyre ((n=58; 81,7%) janë persona mbi 60 vjet.