Gjendje alarmante në rajonin e Ohrit dhe Strugës, reparti i urologjisë ndërpret punën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:26

Gjendje alarmante në rajonin e Ohrit dhe Strugës, reparti i urologjisë ndërpret punën

Përveç repartit të fëmijëve, së fundmi ka ndërprerë punën edhe reparti i urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Të dy repartet tashmë funksionojnë vetëm si ambulanca. Për hospitalizim dhe ekzaminim, pas orës 20 dhe në fundjavë, pacientët më të vegjël dërgohen në Strugë, ndërsa ata me probleme urologjike ia dalin siç dinë. Shpjegimi i administratës së spitalit është se reparti është mbyllur përkohësisht për shkak të mungesës së personelit.

“Ajo që thuhet se kemi mungesë të kuadrove profesionale, ne kemi gati dhjetë vite këtë staf profesional. Deri në muajin e nëntë kemi pasur treqind operacione, dhe më shumë se 4500 ekzaminime, dhe si ndodh që papritur nuk kemi staf profesional?”, deklaroi Risto Medaroski-urolog në spitalin e përgjithshëm Ohër.

Kirurgu Mirko Lekoski thotë se problemi i mungesës së kuadrove ndikon seriozisht në punë.

“Këtu jam në detyrë me gjysmë ekipi, dhe nëse më duhet të bëj operacionin më të thjeshtë, si zorrën qorre, duhet të mbledh ekip nga shtëpia, të thërras infermierë. Do të kemi gjithnjë e më pak specialistë, dhe disa prej tyre do të ikin, kush në spitalet private, ne të moshuarit do të dalim në pension dhe këtu do të jetë e vështirë”, tha Mirko Lekoski-kirurg.

Problem serioz kemi edhe në repartin e transfuziologjisë ku ka mbetur vetëm një specialist. Një pjesë e mjekëve e shohin zgjidhjen në ndërtimin e një spitali rajonal, që do të mbulonte Ohrin dhe Strugën, dhe do të bashkonte kapacitetet njerëzore./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:26
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.