Gjermanët lavdërojnë Rashicën pas golit të tij: Më i miri i të gjitha kohëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 26, 2019 20:57

Gjermanët lavdërojnë Rashicën pas golit të tij: Më i miri i të gjitha kohëve

Goli i shënuar nga largësia i Milot Rashicës kundër Bayer Leverkusenit ka bërë që sulmuesi kosovar të marrë shumë lëvdata nga faqja zyrtare e Werder Bremenit, por edhe nga tifozët e tjerë të futbollit.

Bayer Leverkuseni dhe Bremeni u ndanë me barazim 2:2 në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës, mirëpo kosovarit iu gëzuan golit të Milot Rashicës, të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Postimet online bëjnë të kuptojnë se jo vetëm kosovarët iu gëzuan këtij goli, pasi që edhe tifozë të huaj të futbollit dhe faqja zyrtare e klubit e lavdëruar Rashicën për paraqitjen e tij dhe supergolin në këtë ndeshje.

“Shiko nënë, është një GOAT (Greatest Of All Time – Më i Miri i Të Gjitha Kohëve, akronimi përkthehet në “dhi” në shqip) në fushë, @MilotRashica”, shkruan faqja e Bremenit.

“Look mum, there’s a goat on the pitch” @milotrashica 🐐#werder #B04SVW pic.twitter.com/o8tdtsUqHW

— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) October 26, 2019

“Më i miri në Bundesligë”, ishte një tjetër postim i Bremenit, duke iu referuar statistikave të Rashicës me klubin gjerman.

Bundesliga’s finest 👌 https://t.co/vOzgvUooab

— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) October 26, 2019

“Milot Rashica është me të vërtetë lojtari më i mirë në planet”, shkroi Tom Weber, ndërsa faqja e Bremenit iu përgjigj duke shkruar “Fakte”.

Facts. https://t.co/temU8E9w7T

— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) October 26, 2019

Tani, Bremeni i Rashicës radhitet në pozitën e
12-të në tabelën e Bundesligës, me dhjetë pikë të fituara nga nëntë ndeshjet e
para – dy fitore, katër barazime dhe tri humbje.

Në katër ndeshjet që i ka luajtur këtë sezon në
Bundesligës, Rashica ka kontribuar me dy gola dhe një asist, ndërsa ka munguar
në pesë ndeshje shkaku i një lëndimi që e pësoi në fillim të sezonit. /Gazeta
Express/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 26, 2019 20:57