Gjermani, 90 xhami nën vëzhgimin e shërbimeve sekrete

Gjermani, 90 xhami nën vëzhgimin e shërbimeve sekrete

90 xhami në Gjermani janë vendosur nën vëzhgimin e shërbimit të fshehtë. Jemi të shqetësuar nga numri i madh i objekteve islamiste të kultit, ishte pohimi i presidentit të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Hans-Georg Maaßen, që shtoi se për këtë arsye, xhamitë në fjalë po mbahen në mbikëqyrje.

Zyrtari i lartë u kujdes të sqaronte se në vëmendjen e autoriteteve janë të ashtuquajturat “xhami-të-oborreve-të-pasme”, ku imamë apo emirë të vetëshpallur mbledhin rreth vetes një grup mbështetësish para të cilëve mbajnë fjalime të mbushur me urrejtje e i nxisin për Xhihad.

Shefi i Mbrojtjes së Kushtetutës paralajmëroi edhe njëherë që të bëhet kujdes e të mos hiqen vija barazimi mes ekstremistëve fetarë dhe myslimanëve.

Para së gjithash janë partitë unioniste që kërkojnë një vëzhgim më të fortë të aktiviteteve ekstremiste në xhamitë gjermane. “Shteti duhet të bëjë punën e tij dhe ta kontrollojë këtë fushë”, i tha para pak ditësh shefi i grupit parlamentar të Partive Unioniste, Volker Kauder gazetës “Berliner Zeitung”.

Në disa xhami mbahen predikime, “të cilat nuk janë në përputhje me botëkuptimin tonë për shtetin”, shpjegoi Kauder.

Politikanin konservator e mbështeti edhe kryeministri i Bavarisë, njëkohësisht shef i CSU-së, Horst Seehofer, i cili u shpreh në favor të lirisë fetare, por jo shpërdorimit të saj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 3, 2016 15:17

REKLAMA