Gjermania kërkon të ndryshojë ligjin për azil, çfarë është Duldung?

Desk
By Desk April 22, 2019 22:38

Gjermania kërkon të ndryshojë ligjin për azil, çfarë është Duldung?

Qeveria gjermane dëshiron të ndryshojë ligjin për azil. Në veçanti të prekur janë personat që nuk kanë shansa për azil. Po cilat janë të drejtat dhe obligimet e personave me “Duldung”?

Çfarë është Duldung?

Njerëzit që qëndrojnë në Gjermani, por nuk kanë ndonjë leje qëndrimi, janë të detyruar që një ditë të largohen nga vendi. Disa prej tyre largohet vullnetarisht dhe kthehen në vendlindje. Të tjerët nuk duan të kthehen, sepse nuk duan të shkojnë prap në vendlindjet e tyre prej nga kanë ikur. Ka dhe raste kur njerëzit dëbohen me dhunë. Por kjo nuk është e mundur gjithmonë. Në këso rastesh, pesonat marrin një status “Duldung” në Gjermani, pra lejohen të qëndrojnë këtu deri sa nuk gjendet ndonjë zgjidhje.

Sa persona duhet të largohen nga Gjermania?

Partia e Majtja ka kërkuar nga qeveria të publikojë të dhënat për numrin e personave që duhet të largohen nga Gjermania. Në përgjigje thuhet: Me 31 dhjetor  2018 ka pasur në Gjermani 235.957 persona që duhet të largohen nga Gjermania. Prej tyre 180.124 persona janë me Duldung, ndërsa 55.833 pa Duldung.

Numri më i madh i tyre janë persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Por në mesin e tyre ka edhe persona të cilët kanë pasur ndonjë dokument tjetër dhe ndërkohë e kanë humbur ate. Ata megjithatë nuk janë larguar nga vendi. Policia gjermane ka regjistruar në vitin 2018 vrretzh 15.000 njerëz të cilëve u ka kaluar viza, por nuk janë kthyer në vendlindje. Shumica prej tyre janë nga Kina, Turqia, Rusia dhe India. Këta persona nuk kanë kurfarë titulli për momentin. Por ata shumë shpesh përpiqen t’i ikin policisë dhe vështirë mund të dëbohen nga vendi.

Cilat janë rastet kur personat nuk dëbohen, ndonëse nuk kanë dokumente qëndrimi?

Shkaku më i shpeshtë për Duldung, gati 41 % e rasteve, është mungesa e dokumenteve për udhëtim. Nxjerrja e dokumenteve të reja është shpesh e vështirë, për shkak se autoritetet e vendeve të origjinës nuk u lëshojnë dokumenta. Për rreth 6500 persona nuk është saktësuar se nga cili vend e kanë origjinën.

Një grup tjetër i madh i takon personave nuk mund të dëbohet për shkaqe humanitare apo personale. Ndër ta ka dhe fëmijë në shkolla apo persona në përgatitje profesionale. Por ka dhe persona që nuk mund të largohen për shkak të problemeve shëndetsore apo kujdesit për familjarë. Gati 4000 persona nuk mund të dëbohen për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ka dhe vende në të cilat personat nuk mund të kthehen, për shkak të gjendjes atje, por edhe për shkak të rrezikut nga sulmet eventuale terroriste.

Shkaqet për Duldung, me datën 31.12.2018

Desk
By Desk April 22, 2019 22:38