Gjevgjeli, personat që luanin valle dënohen me nga 1000 euro

Desk
By Desk May 5, 2020 21:18

Gjevgjeli, personat që luanin valle dënohen me nga 1000 euro

Prokuroria e Gjevgjelisë dorëzoi propozime për dhënien e gjobave kundër 43 personave që kanë kryer vepër penale për mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Nga të akuzuarit, 30 akuzohen sepse më 19 prill 2020, gjatë kohës kur ishte në fuqi ndalimi i lëvizjes, ata dolën nga shtëpitë e tyre dhe luanin valle në rrugën “Josif Josifovski” në Gjevgjeli.

Të akuzuarit vepruan kështu në kundërshtim me ndalimin e lëvizjes, gjegjësisht orës policore, dhe nuk respektuan vendimin e Qeverisë për të marrë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes infektive të rrezikshme të shkaktuar nga virusi Covid-19.

13 personat e tjerë kryen vepër penale lëvizje në këmbë ose me automjete gjatë orës policore.

Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli dorëzoi propozimet me të cilat i propozoi Gjykatës për secilin nga të akuzuarit të shqiptojë gjobë në shumë prej 100 gjobave ditore, secilën gjobë ditore në vlerë prej 10 euro.

Desk
By Desk May 5, 2020 21:18