Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shendeti
  • Gjiganti francez i farmacisë shpallet fajtor për “mashtrim dhe vrasje”

Gjiganti francez i farmacisë shpallet fajtor për “mashtrim dhe vrasje”

Redaksia

Një gjykatë franceze të hënën e shpalli gjigantin e farmacisë “Servier” fajtor për “mashtrim të rëndë” dhe “vrasje të pavullnetshme” mbi një pilulë diabeti dhe humbje peshe që fajësohet për qindra vdekje në një nga skandalet më të këqija shëndetësore të vendit.

Sipas mediave franceze, përcjell Telegrafi, ilaçi Mediator ishte në treg për 33 vjet dhe u përdor nga rreth pesë milionë njerëz para se të tërhiqej në vitin 2009 nga frika se mund të shkaktonte probleme serioze në zemër – më shumë se një dekadë pasi shqetësimet e tilla ishin ngritur për herë të parë.

Kështu, ish-zëvendës shefi i “Servier” u dënua me një burg me kusht me katër vjet dhe gjykata gjobiti kompaninë me 2.7 milionë euro.

Gjithashtu, Agjencia e ilaçeve e Francës u gjobit me 303,000 euro për rolin e saj në skandal.

Sipas France24, përcjell Telegrafi, një total prej 12 personash dhe 11 etnitete juridike – Servier, nëntë filiale dhe mbikëqyrësi i mjekësisë i Francës – u gjykuan në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 për rolin e tyre të pretenduar në një skandal që kontribuoi në mosbesimin e përhapur të industrisë farmaceutike në Francë.

Fillimisht i destinuar për personat me mbipeshë me diabet, Mediator u përshkruhej gjerësisht individëve të shëndetshëm si një mjet që ul oreksin.

Dhe shumë nga viktimat që dëshmuan në gjykatë për ndikimin e ilaçit në jetën e tyre ishin gra. /Telegrafi/

Continue Reading

Previous: Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse nuk pini mjaftueshëm ujë?
Next: Pasojat që lë në dhëmb uji i gazuar

Të ngjashme

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Redaksia
2 OBSh: Ende larg fundi i pandemisë

OBSh: Ende larg fundi i pandemisë

Redaksia
1 Varianti britanik më infektues, por i paaftë për rritjen e ashpërsisë

Varianti britanik më infektues, por i paaftë për rritjen e ashpërsisë

Redaksia

TË FUNDIT

Dortmund's Ansgar Knauff, bottom, celebrates after scoring his side's third goal during the German Bundesliga soccer match between Stuttgart and Dortmund at the Mercedes-Benz Arena stadium in Stuttgart, Germany, Saturday, April 10, 2021. (Tom Weller/Pool via AP) Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Porto's Mehdi Taremi scores his side's opening goal during the Champions League quarter final second leg soccer match between Chelsea and Porto at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium, in Seville, Spain, Tuesday, April 13, 2021. (AP Photo/Angel Fernandez) Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.