Gjimnastja e notës 10 pozon nudo: Jam krenare për trupin tim

Gjimnastja e notës 10 pozon nudo: Jam krenare për trupin tim

Katelyn Ohashi, gjimnastja amerikane e notës 10, videoja e së cilës u bë virale në fillim të këtij viti, është një nga 21 “yjet” e sportit që kanë pozuar nudo për “ESPN Body Issue”. Ajo ka rrëfyer për “TMZ Sports” se asaj “i duhej shumë guxim” për t’u zhveshur që të shihej nga miliona njerëz.

Katelyn Ohashi zbuloi se arsyeja kryesore që e inkurajoi atë të zhvishej para kamerave ishte dëshira për t’i treguar botës se ndihesh mirë edhe kur je e cënueshme.

“Mundohem të vë në dukje defektet, mundimet dhe vështirësitë e mia. Jam krenare për trupin tim dhe për të gjitha papërsosmëritë e tij, kjo është gjithçka që duhet të them”, – tha gjimnastja 22-vjeçare, gjatë vetëm 1.47 m.

Ajo më tej tregoi se dikur kishte turp për trupin e saj dhe vuante çrregullime në të ngrënë.

“Jam mësuar të zgjohem me shijen e gjakut ose hekurit në gojën time, sikur më vinin të vjellat nga të qenit kaq e uritur”, shkruante Katelyn Ohashi në ditarin e saj kur ishte vetëm 13 vjeçe.

Jeta e Katelyn ndryshoi në janar të vitin 2019, kur në një garë në kampionatin e universiteteve amerikane gjyqtarët e vlerësuan të gjithë më notën 10. Videoja e saj ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë më shumë se 60 milionë shikime.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 17, 2019 17:24

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA