Gjithë klubet janë pro vazhdimit të sezonit në Seria A

Desk
By Desk April 21, 2020 20:32

Gjithë klubet janë pro vazhdimit të sezonit në Seria A

Seria A nuk do të ndërpritet ose anulohet, por do të luhet deri në fund, në momentin që krijohen kushtet. Të gjithë 20 klubet e Seria A, ishin dakord se sezoni aktual duhet të zhvillohet deri në fund.

“Asociacioni i klubeve të Seria A, në mëngjes kishte video-konferencë dhe 20 klubet njëzëri ishin për të vazhduar sezoni i ndërprerë , nëse qeveritarët lejojnë një gjë të tillë, duke respektuar rregullat për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë. Vazhdimi i fazës së dytë do të jetë në përputhshmëri më rekomandimet e FIFA-s dhe UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Italisë, si dhe protokollet mjekësore për ruajtjen e shëndetin e futbollistëve dhe gjithë atyre që janë të involvuar në futboll,” thuhet mes tjerash në komunikatën e skuadrave italiane.

Desk
By Desk April 21, 2020 20:32