Gjithnjë e më pak punëtorë edhe në industri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 21:29

Gjithnjë e më pak punëtorë edhe në industri

Nuk ka punëtorë, të papunët punojnë ilegalisht, dhe shpalljet e kompanive janë kryesisht false. Kjo është fotografia e tregut të punës sipas kryetarit të Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë. Lufta për punëtorë po bëhet gjithnjë e më reale dhe sipas Mile Boshkov, vetëm një pjesë e vogël e kompanive arrijnë ta zgjidhin problemin e mungesës së personelit, përcjell FLAKA.

Statistikat kanë llogaritur një rënie të numrit të punëtorëve në industri. Në vetëm një vit, numri i punëtorëve në industrinë e tekstilit dhe lëkurës dhe në sektorin e riparimit dhe instalimit të makinerive dhe pajisjeve u ul me rreth 10%, ndërsa numri i punëtorëve në sektorin e energjisë dhe minierave u ul me 5%. Boshkov beson se ka ndikim edhe fakti që disa nga kompanitë në vend kanë ulur aktivitetin e tyre.

Sipas të dhënave më të fundit në vend, thuajse 120 mijë persona figurojnë të papunë dhe çdo ditë dalin mijëra shpallje pune. Edhe pse kohët e fundit ka shumë mundësi për rikualifikim dhe kualifikim të mëtejshëm, biznesmenët thonë se një pjesë e madhe e të papunëve nuk janë të interesuar të ndryshojnë profesionin. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 21:29