Gjithnjë e më pak qytetar kthehen nga Evropa në Maqedoninë e Veriut

Gjithnjë e më pak qytetar kthehen nga Evropa në Maqedoninë e Veriut

Në vitin 2015, rreth 9 mijë qytetarë me marrëveshjen për riatdhesim ishin kthyer nga vendet e BE-së ne Maqedoninë e Veriut, ndërsa në vitin 2019 vetëm 1,300 qytetarë janë kthyer në RMV, transmeton Portalb.mk.

“Sollëm përfundime konkrete për përforcimin e politikave të shtetit të cilat kanë të bëjnë me qytetarët të cilët dhunshëm ose vullnetarisht kthehen nga vendet e BE-së. Ata përballen me probleme konkrete në pjesën e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, punësimit. Qeveria ka program që nga viti 2010 për këtë çështje, por nuk është zbatuar. Ne kërkojmë Qeveria të zbatojë masa konkrete”, deklaroi deputeti Fadil Zendeli, kryetari i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit.

Ky komision sot organizoi debat në lidhje me problemet e të kthyerve nga vendet e BE-së, që zakonisht janë probleme në sistemin social, shëndetësor, arsim, veçanërisht në Agjencinë për punësim.

Nga MPB-ja deklarojnë se ky numër mund të jetë joreal, duke e marrë parasysh se disa qytetarë kthehen edhe individualisht, duke tejkaluar formalitetet.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Janar, 2020 19:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.