Gjoba për kompanitë që nuk i ulën çmimet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Mars, 2023 19:30

Gjoba për kompanitë që nuk i ulën çmimet

Qytetarët mirëpresin uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në rafte, por mendojnë se më shumë produkte duhet të mbulohen me vendimet e autoriteteve. Mishi, frutat dhe perimet janë më të theksuara.

“Jam pensionist, çmimet duhet të ulen.
Çfarë duhet të ulet? Çmimet e cilëve produkte?
Mishi, çfarë tjetër të them… vezët”, tha një qytetar.

„Pemët, perimet… pra edhe 10%-20% të ulen, sepse pensionet rriten, por pagat, jo edhe aq shumë, që të mund tia lejojmë vetes të gjitha nevojat”, shtoi një qytetar tjetër.

Është për tu përshëndetur vendimi i Qeverisë, por sipes meje është i vonuar. Kur çmimet ishin në tavan, kur një ditë blinim produkte me çmime të ndryshme, por askush nuk reagoi. Tani çmimet janë pak të ulura. Produktet bazë, askush nuk kërkon luks, por produktet bazë, vezë, qumështui dhe produktet e qumështit, duhet të ulen më shumë”, deklaroi një qytetar.

Shefi i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, informoi se vendimet e reja mund të priten javën e ardhshme.

“Analizat janë bërë, do të ketë vendime për masat dhe vezët, por nuk do të doja ta them këtë, do t’i lë hapësirë ministrisë kompetente, Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë”, tha Goran Trajkovski – drejtor i ISHT.
Sot inspektorët e tregut kanë kontrolluar në terren nëse vendimet po respektohen. Ata thonë se interesimi i qytetarëve për denoncime është rritur.

“Por kemi denoncime nga qytetarët edhe për produkte ushqimore, që nuk i mbulon vendimi për uljen e çmimeve të qumështit p.sh.. qumështi i përhershëm mbulohet me vendim, dhe kemi raporte që na vijnë për qumështin jo të përhershëm”, u shpreh Goran Trajkovski – drejtor i ISHT.

Trajkovski informoi se deri më tani janë gjobitur katër markete. Një në Ohër, që nuk e respektoi çmimin e ngrirë të bukës dhe tre nga Ohri, Kërçova dhe Manastiri, të cilët nuk e ulën çmimin e makaronave dhe produkteve të qumështit për 10 për qind. Ata do të duhet t’i paguajnë shtetit pak më shumë se 18 mijë euro./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Mars, 2023 19:30

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare