Gjobiten tre struganë, nuk respektuan orën policore

Linda Limani
By Linda Limani May 6, 2020 10:46

Gjobiten tre struganë, nuk respektuan orën policore

Tre persona në Strugë kanë bërë vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, kumtuan nga PTHP Strugë.

“Ata nuk i kanë respektuar masat dhe vendimet për ndalesë të lëvizjes së popullatës gjatë orës policore më 18 dhe 19 prill të vitit 2020, pa leje, në këmbë ose me automjet kanë lëvizur nëpër qytet”, theksojnë nga prokuroria.

PTHP Strugë me propozimet për dhënien e gjobave kërkoi nga Gjykata që të akuzuarve t’u shqiptojë nga 100 gjoba ditore, me propozim që ta përcaktojë vlerën e gjobave ditore për secilin prej tyre nga 30 euro në kundërvlerë të denarit. 

FOTO ARKIVA

Linda Limani
By Linda Limani May 6, 2020 10:46