Gjoks pule me susam

Gjoks pule me susam

Përbërësit:

350 g gjoks pule me feta
1 vezë
50 ml qumësht
60 g miell i bardhë
40 g fara susami
100 ml vaj luledielli
kripë
Përgatitja:

1. Në një tas rrihni vezën me qumështin dhe një majë luge kripë.
2. Në një tas tjetër, bashkoni miellin me farat e susamit.
3. Lyeni copat e gjoksit të pulës më parë me vezë e qumësht, pastaj me miellin me fara susami.
4. Në një tigan me vaj të ngrohtë skuqni copat e pulës, kullojini dhe thajini mbi letër kuzhine.
5. Hidhuni pak kripë dhe shërbejini sipas dëshirës me sallatë mikse me vaj dhe limon.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Janar, 2020 22:38

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA