Gjorçe Petrov, dyshime për shpërdorime fondesh

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 24, 2019 19:23

Gjorçe Petrov, dyshime për shpërdorime fondesh

Komuna Gjorçe Petrov mori një opinion të pafavorshëm nga Revizorët shtetërorë mbi realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave/raporteve financiare për vitin 2017. Revizioni zbuloi se dy vjet më parë pushteti lokal i ka paguar 294 mijë denarë anëtarët e këshillit edhe pse nuk janë paraqitur në seanca. Në kundërshtim me Ligjin për Pagat dhe Kompensimet, këshilltarët, edhe pse nuk kanë ardhur, megjithatë kanë marrë para nga arka e komunës.

Enti Shtetëror i Revizionit

“Pagesa bëhet në bazë të listave mujore të pagesave të hartuara nga Kryetari i Këshillit, për të gjithë këshilltarët pa marrë parasysh listat evidentuese për pjesëmarrjen në seancat. Pagesat që nuk janë të harmonizuara me rregulloret ligjore kontribuojnë në shpenzimin ilegal dhe të paqëllimtë të fondeve buxhetore”

Në mars të vitit 2017, anëtarët e Këshillit të Gjorçe Petrovit, kanë miratuar një vendim, vetes t’i dhurojnë 23 laptopë zyrtar dhe 23 telefona celularë pa kompensim.

Enti Shtetëror i Revizionit

“Vendimi i miratuar i Këshillit të Komunës nuk është në përputhje me Ligjin për posedimin e mjeteve që janë pronë shtetërore, dhe mjeteve që janë pronë komunale, si dhe nuk janë në përputhje me nenin 64 dhe 66 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Veprimet e tilla kanë efektin e marrjes së një vendimi të dëmshëm, për pronën e komunës, për qëllime personale”.

Për vitin 2017, komuna ka shpenzuar mbi 42 mijë euro për akomodime hotelesh, për mysafirë, kokteje, festime, dhe restorante. Dhjetë mijë euro për kafene kanë shpenzuar anëtarët e këshillit, ndërsa 2,700 euro janë shpenzuar për dreka zyrtare për nevojat e kryetarit të komunës.

Enti Shtetëror i Revizionit

“Komuna nuk ka miratuar një akt të brendshëm që do të rregullojë të drejtën, mënyrën dhe procedurën e përdorimit të shërbimeve hotelierike dhe arsyet për përdorimin e reprezentimit”.

Komuna ka shpenzuar rreth 10 mijë euro për reklamat televizive të Gjorçe Petrovit. Kanë lidhur marrëveshje me dy televizione lokale. Por, Revizioni nuk është bindur në realitetin e shpenzimeve, pasi pushteti lokal nuk e ka vërtetuar me dëshmi, vërtetësinë e faturave, sepse nuk janë dorëzuar planet e mediave. Revizorët deklaruan se gjetjet në raport, janë përgjegjësi e ish kryetarit të komunës nga VMRO-DPMNE, Sokol Mitrovski dhe të atij aktual nga LSDM-ja, Aleksandar Naumovski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 24, 2019 19:23