Gjorçev: Në Pelincë asnjëherë nuk ka pasur më pak popull

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 2, 2019 20:46

Gjorçev: Në Pelincë asnjëherë nuk ka pasur më pak popull

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev sot pas përfundimit të manifestimit në Qendrën Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë deklaroi se ai ka ardhur për shumë vite në Pelincë, por se kurrë nuk ka pasur më pak njerëz.

“Kam ardhur në Pelincë shumë vite dhe asnjëherë nuk ka pasur më pak njerëz. Në njërën anë ishin përfaqësuesit e Qeverisë, ndërsa populli nga ana tjetër. Populli është për Maqedoninë, populli e do Maqedoninë. Edhe kjo do të kalojë”, tha Gjorçev.

Ai u uroi maqedonasve festën e Ilindenit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 2, 2019 20:46