Gjorgiev: Arkivat zbulojnë se Goce Dellçev ishte edhe bullgar edhe maqedonas

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 21:27

Gjorgiev: Arkivat zbulojnë se Goce Dellçev ishte edhe bullgar edhe maqedonas

Duke folur për temën e ditës në Ditarin e Sitel, Profesor Dr. Dragi Gjorgiev thotë se dokumentacioni arkivor ekziston dhe se ai mund të interpretohet me qasje të ndryshme mbi Goce Dellçevin, përcjell FLAKA.

“Dokumentacioni arkivor si për organizatën ashtu edhe për Goce Delçev ekziston, dhe ai dokumentacion arkivor mund të interpretohet me qasje të ndryshme. Duhet të jem i sinqertë dhe të them se ka dokumente arkivore në të cilat Goce Delçev e deklaron veten bullgar dhe kjo nuk është sekret as për historiografinë e tyre dhe as për historiografinë tonë. Sidoqoftë, ekzistojnë edhe dokumente në të cilat Goce Delçev flet për maqedonasit, flet për gratë maqedonase, flet për popullin maqedonas, flet për Maqedoninë si shtet si rajon autonom pasi në një kohë të ardhshme u bë shtet i pavarur dhe nga ai aspekt mund të marrim edhe Goce Dellçev si anëtari ynë është maqedonas dhe dokumentet arkivore e lejojnë atë”, tha Gjorgiev. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 21:27