Gjorgiev: Nuk u shkarkova, por nuk devijova nga vijat e kuqe të miratuara në Kuvend

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 20:23

Gjorgiev: Nuk u shkarkova, por nuk devijova nga vijat e kuqe të miratuara në Kuvend

Fakti është se largimi im ka tërhequr vëmendjen e opinionit. Personi që është zgjedhur mund të japë dorëheqjen. Unë kam qenë vetëm një anëtar i komisionit ekspertësh. Quhet ndërprerje e pjesëmarrjes sime, thotë për “Sitel” ish-anëtari i Komisionit të Përbashkët Historik për negociatat me Bullgarinë, Vanço Gjorgiev.

Sipas tij, “Osmani ka bërë një deklaratë triumfuese se është shkarkuar”.

“Nuk e di pse Osmani ka bërë një deklaratë të tillë. Ky është një dokument i regjistruar në arkivin e Ministrisë së Jashtme. Kam edhe screenshot të kërcënimeve nga një zyrtar i lartë në ministrinë resor”, shton Gjorgiev.

Ai i drejtoi dy pyetje ministrit Bujar Osmani.

“Pse zgjodhën atë kohë për të devijuar nga vijat e kuqe të miratuara në Kuvend. Çfarë ka kërkuar zyrtari i lartë në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët”, pyet historiani dhe thotë se “Osmani sillet si në kohën osmane”.

Ai u dërgoi një mesazh anëtarëve të tjerë të komisionit historik “të mos e përkulin shtyllën kurrizore”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 20:23

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare