Gjorgiev thotë se Bullgaria sheh kërcënim në historinë maqedonase

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 18, 2020 20:43

Gjorgiev thotë se Bullgaria sheh kërcënim në historinë maqedonase

Vanço Gjorgiev, anëtar i komisionit të përbashkët me Bullgarinë, tha në një intervistë për TV Alfa sonte se Goce Dellçev nuk është çështja e vetme që shqetëson Bullgarinë fqinje, përcjell FLAKA.

Ai thotë se ka çështje të tjera në lidhje me historinë maqedonase.

“Goce Dellçev nuk është çështja e vetme, por është një strategji e plotë nga Bullgaria në kontekstin e së kaluarës historike. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën historike, por ajo gjithashtu ka implikime serioze politike”, tha Gjorgiev.

Gjorgiev shtoi se Bullgaria sheh një kërcënim në historinë maqedonase. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 18, 2020 20:43