Gjuetari i thesareve, gjen monedhën 2,000 vjeçare të epokës së hekurit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 31, 2019 23:01

Gjuetari i thesareve, gjen monedhën 2,000 vjeçare të epokës së hekurit

Një gjuetar i thesareve ka mbetur i habitur teksa ka zbuluar një monedhë e epokës së hekurit që kishte të stampuar në të një kalë.

Ron Silvester, 69 vjeç, nga Buckinghamshire zbuloi monedhën 2,000 vjeçare vetëm tre orë në përpjekjen e tij të parë për zbulimin e metaleve pasi ra dakord të shkonte së bashku me një mik.

Ajo është identifikuar si një monedhë T Tasciovnos Ver që daton nga Epoka e Hekurit dhe mendohet se vlen rreth 492 dollarë.

Monedha, shkaktoi një shpërthim të qeshurash tek të pranishmit që bënë pastrimin e saj dhe e gjitha ndodhi në momentin kur zbuluan mushkën e cila ngjante ekzakt si gomari i Shrekut.

Dukej se në të shfaqej një kalë fisnik por që me kalimin e kohës e viteve figura ishte transformuar plotësisht.

Ajo që mbetet nga gdhendja është një ngjashmëri e çuditshme me gomarin shumë të dashur në filmat Shrek të Dreamworks.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 31, 2019 23:01