Gjykata e Strasburgut do të vendosë për faljen e Mijallkov dhe Jankullovskës

Gjykata e Strasburgut do të vendosë për faljen e Mijallkov dhe Jankullovskës

Ish-ministrja Gordana Jankullovska dhe ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov janë vetëm disa nga ish zyrtarët që para gjykatës në Strazburg thirren në faljen e ish presidentit Ivanov mëson Telma nga burime të afërta të mbrojtjes, përcjell FLAKA.

Mes argumenteve e kanë cituar vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Leksa kundër Sllovakisë dhe doktrinë ligjore sipas së cilës falja e dhënë nuk mund të tërhiqet.

Cilët persona tjerë të paditur që ishin pjesë e faljes së presidentit në vitin 2013 ankohen në Strazburg për çështjen e njejtë, zyrtarisht askush asgjë nuk zbulon.

Në pyetjen drejtuar gjukatës thonë se aplikime të tilla te ata ka por sa e prej kujt nuk e zbulojnë.

“Kjo gjykatë ka marrë disa kërkesa nga aplikantë të cilët janë paditur nga PSP dhe në të cilat ata ankohen për shkaqe të ndryshme. Në disa prej tyre, aplikantët i referohen faljeve të Presidentit, të cilat ju i përmendni në mesazhin tuaj. Rastet trajtohen duke marrë parasysh faktet dhe çështjet ligjore për secilin rast”, argumenton Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Pas një kërkese për interpretim autentik, Komisioni Parlamentar arriti në përfundimin se neni i faljes nga Ivanov nuk ekzistonte.

Ata presin që Ministria e Drejtësisë të bindë gjykatësit në Strasburg se faljet ishin të paligjshme dhe do t’i përdorin atë si një argument të ri dhe thelbësor për të kërkuar ekstradimin e azilantëve në Hungari dhe Greqi, Gruevski, Grujevski dhe Boshkovski.

Mbrojtja, nga ana tjetër, nuk pret që qëndrimi i Parlamentit të ndikojë në vendimet e gjyqtarët në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ata konsiderojnë se vendimet e Strasburgut shfuqizojnë legjislacionin kombëtar dhe gjykata do të respektojë praktikën e saj gjyqësore dhe interpretimi autentik i kuvendit nuk ka asnjë rëndësi.

Përveç gjykatës së Strasburgut, avokatët e ish-funksionarëve paraqitën një kërkesë një vit më parë në Gjykatën Supreme për të sjellë një mendim juridik thelbësor nëse mund të ngrihet një çështje penale kundër një personi për të cilin është dhënë falje. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 7 Dhjetor, 2019 21:07

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.