Gjykata jep vendimin për lobimin e PD/ Pushohet çështja ndaj Bashës

Gjykata jep vendimin për lobimin e PD/ Pushohet çështja ndaj Bashës

Ka mbaruar seanca paraprake për zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilët janë të pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.

Gjykata ka vendosur për pushimin e çështjes për Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë.

Kryedemokrati Lulzim Basha i pandehur në këtë çështje, nuk mori pjesë në seancë. Ndërkohë që në sallë ka hyrë ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, gjithashtu i pandehur.

Basha u përfaqësua në seancë nga Ivi Kaso dhe Eduart Halimi.

Ndërkohë për mediat Arben Ristani tha se: Prokuroria u paraqit me dy qëndrime. Qëndrimet e Prokurorisë, pushimi i dosjes dhe gjyqi. Është një akuzë e montuar politikisht. Gjykata e pushoi çështjen, nuk ka fakte konkrete. Kjo çështje nuk ekziston, PD i ka deklaruar paratë në KQZ.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Janar, 2020 20:25

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA