Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ligjin e gjuhëve dhe ndryshimin e emrit

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ligjin e gjuhëve dhe ndryshimin e emrit

Redaksia

Gjykata Kushtetuese në disa seanca përgatitore do të shqyrtojë argumentet e ankimuesve për kushtetutshmërinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe dekretit për ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë. Iniciativat janë nga disa subjekte, VMRO-DPMNE-ja, “E Majta”, Kongresi Maqedonas Botëror, profesorja Sollza Gërçeva si dhe individë të tjerë.

Pyetja është shumë e thjeshtë, a guxon ose jo kryetari i Kuvendit të publikojë ligj pa nënshkrimin e Presidentit. Sipas argumenteve juridike, nuk mundet të publikohet dekret ligji pa nënshkrim nga Presidenti. Në këto raste, iniciohet nismë për impiçment (ndaj Presidentit), që në këtë rast nuk është bërë. Kjo është precedenca e parë që nga koha e Jugosllavisë deri sot, të publikohet ligj me fusnotë- deklaroi Dimitar Apasiev, “E Majta”.

Kongresi Maqedonas Botëror konteston mënyrën e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Zbatimi, thotë Jove Kekenovski, ka sjell pasoja të tmerrshme.

Pasojat negative janë të tmerrshme sa i takon zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ne i ndjejmë si në aspektin material, personal ashtu edhe nga aspekti financiar. Do të jetë e tmerrshme- pohoi Jove Kekenovski.

Gjykata Kushtetuese thotë se ka shtyrë shqyrtimin e këtyre nismave, për shkak se ka pasur nisma më me prioritet.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe situatës shëndetësore në të cilën kemi punuar u kemi dhënë përparësi gjatë vitit të kaluar vendimeve për dekretet me fuqi ligjore të Qeverisë, t’u kujtoj se u kontestuan të gjitha dekretet me fuqi ligjore, rreth 150 lëndë kemi formuar gjatë vitit të kaluar, vendimet e Presidentit për gjendjen e jashtëzakonshme, vendimet për shpërndarjen e Kuvendit, etj- tha Sali Murat, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Të dy ligjet, edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, u miratuan për herë të dytë me 2/3 e votave. Qeveria në atë kohë mbështeti publikimin e të dy ligjeve në Gazetë Zyrtare vetëm me nënshkrimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, meqë Presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov kishte refuzuar të firmosë dekretet./Alsat

Continue Reading

Previous: Tatimi progresiv, Bytyqi kundër ekonomistëve
Next: Spitali i Ohrit i stërmbushur, shtohen rastet me Covid-19

Të ngjashme

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Redaksia
CB1087D2-BB97-435A-89C6-3F0E0F43F4AA-696x430 Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

Redaksia
Kreshnik-Bekteshi-click-2 Bekteshi: Deri më 30 prill kompanitë kanë afat të aplikojnë për mbështetje financiare nga pakoja e 5-të

Bekteshi: Deri më 30 prill kompanitë kanë afat të aplikojnë për mbështetje financiare nga pakoja e 5-të

Redaksia

TË FUNDIT

Rita-dhe-Vera-Ora-634x470 Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Taylor-Swift-780x470 Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

2 Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

1 Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.