Gjykata Kushtetuese ngelet edhe me një gjykatës më pak, largohet Jovan Josifovski

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:26

Gjykata Kushtetuese ngelet edhe me një gjykatës më pak, largohet Jovan Josifovski

Gjykatësit kushtetues Jovan Josifovski sot i përfundon mandati nëntëvjeçar, informoi Gjykata Kushtetuese.

Ai është zgjedhur gjykatës i Gjykatës Kushtetuese më 24 dhjetor 2012, ndërsa marrëdhënia e tij e punës filloi më 14 janar 2013. Gjykatësi Josifovski ka dhënë kontribut me pjesëmarrjen e tij aktive në punën e Gjykatës dhe në nëntë vitet e kaluara i janë ndarë 228 lëndë, kumtoi Gjykata Kushtetuese.

Me përfundimin e mandatit të Josifovskit, Gjykata Kushtetuese ngelet t; funksionojë me pesë gjykatës nga gjithsej nëntë të paraparë me Kushtetutën.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:26